Please enter at least 3 characters.

Maqedonia në javën e fundit ka rritje më të madhe në botë të numrit të vdekjeve nga coronavirusi

2021/03/1a40daf5-2e78-4b0b-9c38-820cffce429c.jpg
375:"A Civil Protection member is seen in the hangar where 18 coffins of victims of COVID-19 wait to be transported to Florence by the Italian Army to be cremated on April 7, 2020 in the village of Ponte San Pietro near Bergamo, Italy. Marco Di Lauro/Getty Images A Civil Protection member walks past the coffins of Covid-19 victims in Ponte San Pietro, Italy, on April 7, 2020.
12:"Getty Images

Maqedonia ka rritjen më të lartë të vdekshmërisë nga Covid-19 në botë javën e fundit, sipas statistikave të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë së Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vendi ynë ka një rritje të vdekjeve me 111 përqind në periudhën nga 9 deri në 15 mars, e ndjekur nga Jordania me një rritje prej 65.8 përqind.

Në renditjen sipas numrit të vdekjeve, Maqedonia është në vendin e shtatë me 9.1 vdekje për milion banorë në javën e fundit, me një mesatare kombëtare prej 19 vdekjesh në ditë.

Para Maqedonisë janë Sllovakia me 17.9 vdekje për milion banorë në javën e kaluar, Republika e Çekisë (16.8), Hungaria (16.2), Bullgaria (14.6), Mali i Zi (12.7) dhe Bosnja dhe Hercegovina (12.5)./Telegrafi/