Please enter at least 3 characters.

Maqedoni: Këtë verë nuk do të organizohet pushim falas për fëmijët e familjeve të rrezikuara

2018/08/auto_pushime-verore-ne-2015-06-650x3581531550091.jpg

Pushimi pa pagesë për fëmijët e familjeve me rrezik social dhe fëmijët me shtesë verore, nuk do të realizohet këtë verë.

Këtë vendim e ka marrë Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me propozim të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria ka propozuar që zbatimi i këtij projekti të shtyhet, gjegjësisht të mos realizohet fare në vitin 2020.

Ky vendim është marrë me qëllim të mbrojtjes dhe parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Pritet që në sezonin veror të ketë edhe kufizime tjera, me çka do të pasojë edhe ulje e numrit të turistëve në vend./Telegrafi/