Please enter at least 3 characters.

Maqedonasit në Australi do të paditen për djegie të flamurit grek

2018/03/Flamuri-grek.jpg
9:"BOSKOVSKI

Instituti Australian për Studime Maqedonase (IASM) do t'i paditë organizatorët e protestës anti-greke, të mbajtur javën e kaluar në Australi, ku u dogj flamuri i Greqisë.

Protestat u organizuan nga emigrantë të Maqedonisë në Melbourne dhe Sydney, kundër ndryshimit të emrit kushtetues të Maqedonisë.

IASM i akuzon organizatorët "sllavomaqedonas", për shkelje të të drejtave që u jepen nga shumëkulturalizmi australian.

Njiherit, Bashkësia greke në Melbourne dhe Victoria e dënuan protestën në fjalë, sidomos djegien e flamurit./Telegrafi/