Manovra ushtarake të ''Renxherëve'' dhe ''Ujqve'' të ARM-së në Krivollak dhe Pepelishtë
36:"????????????????????????????????????
6:"Picasa
24/11/2016
Regjimenti i Operacioneve Speciale të ARM-së kanë kryer sot manovra ushtarake, ku kanë shfaqur aftësitë e tyre të ndërhyrjes së shpejtë në çfarëdo lloj kushtesh të vështira, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas njoftimit të ARM-së, ''Renxherët'' dhe ''Ujqit'' kanë zbatuar ushtrime me mjete eksplozive për mënjanimin e pengesave dhe ushtrime për reagime ndaj transporterëve të blinduar.
Manovra është pjesë e aktiviteteve të rregullta që i kryejnë këto njësi elite në kushte terreni. Në Krivollak dhe Pepelishtë u kryen edhe selektime të ushtarëve të rinj profesionistë që janë kandidatë për pranim në këto njësi elite ushtarake./Telegrafi/


