Please enter at least 3 characters.

Manipulimi me Wikipedia, shfaqen të dhëna fyese për Kovaçevskin dhe Pendarovskin

2022/07/pendarovski-kovacevski.jpg

Pas ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në Wikipedia dolën të dhëna fyese edhe për presidentin dhe kryeministrin e Maqedonisë, Stevo Pendarovski dhe Dimitar Kovaçevski.

Madje Kovaçevskit i kishin shkruar edhe datën e vdekjes.

Në versionin anglisht të Wikipedia, emri i mesëm i Pendarovskit është shtuar - "Stoka" (Mbeturinë), dhe pseudonimi i Kovaçevskit është "Qurka" (Gjel deti) dhe se ai është kryeministër i Bullgarisë.

Në enciklopedinë e internetit Wikipedia, mijëra administratorë mund të shkruajnë, shtojnë, fshijnë të gjitha llojet e të dhënave dhe kjo nuk është një burim i rëndësishëm informacioni.

Ai është i hapur për administrim në mbarë botën dhe kur shfaqet përmbajtje fyese, selia e heq atë.

Përmbajtjet fyese për politikanët maqedonas tashmë janë hequr deri sa mediat raportuan problemin me ndryshimet ofenduese.