Please enter at least 3 characters.

Manchester City ofron 95 milionë euro për Koulibalyn

2019/06/kou.jpg
267:"Napoli's Senegalese defender Kalidou Koulibaly reacts during the Italian Serie A football match Napoli vs Sampdoria on February 2, 2019 at the San Paolo stadium in Naples. (Photo by Carlo Hermann / AFP) (Photo credit should read CARLO HERMANN/AFP/Getty Images)
16:"AFP/Getty Images

Kalidou Koulibaly është shndërruar në njërin ndër lojtarët më të kërkuar të këtij afati kalimtar veror, derisa raportohet se mund të largohet nga Napoli.

Mbrojtësi senegalez është duke u kërkuar nga skuadrat si, Real Madridi, Manchester United, Juventusi, por së fundmi në garë është futur edhe Manchester City.

Sipas La Gazetta dello Sport, Pep Guardiola po e kërkon me transferimin e Koulibalyt, pasi që Napoli i ka caktuar vlerën.

Kalidou Koulibaly (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Kampioni i Ligës Premier dëshiron që ta mbrojë titullin për herë të tretë radhazi, gjersa e ka fituar atë në sezonet 2017/18 dhe 2018/19.

Manchester City thuhet se ka ofruar 95 milionë euro për shërbimet e senegalezit, mirëpo napolitanët po kërkojnë hiq më pak se 110 milionë euro.

Por, Citizens mund ta transferojnë shumë lehtë Koulibaly, nëse Napoli arrin ta transferojë Kostas Manolas nga Roma për 30 milionë euro. /Telegrafi/