Please enter at least 3 characters.

Man Utd dhe Chelsea të “impresionuar” nga forma e yllit të Dortmundit, duan transferimin e tij

Forma mbresëlënëse e Felix Nmecha këtë sezon te Borussia Dortmund ka tërhequr vëmendjen e klubeve të Ligës Premier, përfshirë Chelsean dhe Manchester Unitedin.

Mesfushori 25-vjeçar ka qenë një lojtar kyç në 18 paraqitje, duke kontribuar me 2 gola dhe 3 asistime në të gjitha garat deri më tani në sezonin 2025/26, ndërsa vazhdimisht ka mbuluar fushën dhe ka fituar ndërhyrje nga mesfusha.

Paraqitjet e tij të kompletuara dhe ndikimi në rritje në ekipin e Dortmundit e kanë vënë atë në radarin e skuadrave kryesore angleze që kërkojnë të forcojnë opsionet e tyre në qendër të mesfushës.

Sipas mediumit Sky Germany, si United ashtu edhe Chelsea janë në një fazë të hershme dhe pritet të vazhdojnë monitorimin përpara një qasje zyrtare.


Nmecha momentalisht vlerësohet 45 milionë euro nga faqja e specializuar Transfermarkt, ndërsa në të kaluarën ka luajtur për të gjitha ekipet e moshave të Manchester Cityt, para transferimit te Ëofsburgu e pastaj te Dortmundi.

25-vjeçari gjithashtu është reprezentues i kombëtares së Gjermanisë, me të cilën ka zhvilluar deri tani gjashtë ndeshje. /Telegrafi/