Please enter at least 3 characters.

Man Unitedi është gati ta shes Pogban

2018/03/Pogba.jpg
230:"LONDON, ENGLAND - MARCH 05: Paul Pogba of Manchester United during the Premier League match between Crystal Palace and Manchester United at Selhurst Park on March 5, 2018 in London, England. (Photo by Tony Marshall/Getty Images)
12:"Getty Images

Skuadra e madhe angleze, Manchester United po përgatitet ta shes gjatë verës transferimin rekord të klubit, mesfushorin Paul Pogba.

Mesfushori francez u transferua gjatë verës së vitit 2016 nga Juventusi për një shifër totale rreth 125 milionë euro.

Por, Pogba ka dështuar t'i plotësoj pritshmëritë e tij dhe nga një idhull mendohet se është kthyer në një të padëshiruar te Unitedi.

Sipas mediumit të njohur britanik The Independent, drejtuesit e Djajve të Kuq janë përgatitur ta shesin Pogban gjatë verës.

Pogba ka dështuar të bëhet lider i Unitedit (Getty Images)

Drejtuesit e klubit anglez mendohet se do t'i qëndrojnë mbrapa trajneri Jose Mourinho në çfarëdo lloj vendimi.

Mourinho do të përkrahet totalisht nga drejtuesit në afatin kalimtar të transferimeve, si në afrimin e lojtarëve ashtu edhe largimin e disa prej tyre.

Nën kryetari i klubit, Ed Woodward ka shprehur vullnet ta lerë të lirë portugezin në vendimet e tij në skuadër dhe njëri nga ta mund të jetë largimi i Pogbas.

Këto hipoteza vijnë pasi kohëve të fundit mesfushori francez shpeshherë ka qenë në bankën rezervë, teksa kur ka qenë titullar është zëvendësuar. /Telegrafi/