Please enter at least 3 characters.

Man City mban bisedime me Raiolan për nënshkrimin e Haalandin

2021/12/haaland-3.jpg

Manchester City ka zhvilluar bisedime me agjentin e njohur, Mino Raiola, për sulmuesin e tij yllin Erling Haaland.

Raiola është agjenti i qendërsulmuesit të ri norvegjez, i cili luan për Borussia Dortmund dhe po shkëlqen me klubin gjerman.

Haaland do të ketë një klauzolë aktive lirimi në kontratën e tij këtë verë, por një mori klubesh evropiane duan të sigurojnë nënshkrimin e tij.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Raiola është takuar me disa skuadra nga Liga Premier dhe vende të tjera për të kuptuar ofertat që mund t'i vijnë Haalandit në verë.

Barcelona, ​​Real Madrid, Manchester United, Chelsea, Liverpool dhe City janë ndër skuadrat që konkurrojnë për nënshkrimin e Haaland.

Dortmundi ka shpresë se mund ta bindë Haaland të qëndrojë në Signal Iduna Park, por do të jetë e vështirë.

Në anën tjetër, klubi nga Etihad shihet si favorit për transferimin e norvegjezit, pasi ka mungesë të qendërsulmuesit dhe ka para të mjaftueshme. /Telegrafi/