Majlinda urohet edhe nga Ambasada amerikane
08/02/2016
“Urime Majlindës për një tjetër sukses të madh në Paris! Mezi presim të të shohim duke e përfaqësuar Kosovën në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro. Kosova në ‘Rio2016’”, thuhet në postimin e publikuar nga Ambasada në Facebook.
Kujtojmë që Majlinda e mposhti rumunen Andreea Chitu në kategorinë -52 kg me Ippon kur kishin kaluar 39 sekonda të ndeshjes./Telegrafi/


