Please enter at least 3 characters.

Macja pa vetën në pasqyrë, reagimi i saj është bërë viral në rrjetet sociale

2023/01/236af02a-1192-4949-a4e6-c549b7f7dd94.jpg

Një mace pati një reagim gazmor kur pa reflektimin e saj në pasqyrë për herë të parë gjersa pronari e regjistroi të gjithë skenën dhe e publikoi në rrjetet sociale, ku videoja u bë shumë shpejt hit.

Duke debatuar "me veten", macja e shikoi reflektimin dhe shumë qeshën me tingujt që lëshonte, ndërsa njëkohësisht shtrinte kërcënues putrën.

"Tingëllon si një lloj rituali," tha me shaka një përdorues.

“Ai magjepsi shtëpinë”, shtoi një tjetër. /Telegrafi/