Please enter at least 3 characters.

Lukaku nuk e di nëse ka të ardhme te United

2019/06/Lukaku-e1560331172811.jpg
143:" during the The Emirates FA Cup Fifth Round between Huddersfield Town v Manchester United on February 17, 2018 in Huddersfield, United Kingdom.
13:"Gareth Copley

Menaxheri i Manchester United, Romelu Lukaku tha se klubi duhet të vendosë për të ardhmen dhe nuk dëshiron të merret me thashetheme.

Lukaku realizoi 12 gola në sezonin e fundit në Ligën Premier dhe mediat spekuluan se belgu mund të largohet nga klubi dhe të shkojë te Interi.

I pyetur nëse do të ishte futbollist i Manchester Unitedit edhe sezonin e ardhshëm, Lukaku u përgjigj "Klubi duhet të vendosë".

"Ekipi duhet të deklarohet, nuk dua të merrem me ndonjë thashetheme. Unë luaj futbollin tim", tha sulmuesi.

Lukaku u transferua nga Evertoni në United në vitin 2017, kur trajner ishte Jose Mourinho gjersa kontrata i mbaron pas tre vjetëve.

Pavarësisht nga një sezon i keq, lojtari shënoi mesatarisht nga një gol për çdo ndeshje dhe ishte golashënuesi i 12-të më i mirë i ligës elitare angleze. /Telegrafi/