Please enter at least 3 characters.

Luizi thotë se ka zgjedhur ta fitojë Big Brotherin, ndërsa me Kiarën do të takohen jashtë dhe do të vazhdojnë aty ku e lanë nëse ajo dëshiron

2023/03/luizfk.jpg

Debatet e ashpra ndërmjet Luiz Ejllit dhe Olta Gixharit janë të vazhdueshme që nga fillimi i edicionit të dytë të Big Brother Albania.

Ndërkohë që këngëtari nuk i ka raportet e duhura me Kiara Titon , ka thënë se fillimisht ka zgjedhur që ta fitojë spektaklin televiziv dhe pastaj kur të dalin jashtë do të sqarohet me moderatoren nëse ajo do.

“Po zgjedh, po e fitoj Big Brotherin. Kiara, takohemi jashtë sa të del dhe vazhdojmë ku e lamë. Në dashtë, mos dashtë...”, ka bërë me duar Luizi.

“Të dyja nuk i bëj dot. I bëra këto 67 ditë...”, ka vazhduar ai, ndërsa Olta i ka ndërhyrë duke i thënë: “Po heq dorë nga Kiara?”.

Kjo e ka nervozuar Ejllin, i cili ka reaguar me fjalë të pakëndshme kundrejt aktores.

Ndërsa në një bashkëbisedim tjetër, ai e ka quajtur Oltën të ligë, pasi kjo e fundit i ka thënë se e ka përdorur Ermiona Lekbellon kundër saj dhe për këtë është skualifikuar.

Olta: E përdore për lojën tënde kundër meje.

Luizi: Je shumë e ligë.

Olta: Ti e di që ke gisht në këtë.

Luizi: Je shumë e ligë.

/Telegrafi/