Please enter at least 3 characters.

Lufthansa hap linjë ajrore Prishtinë-Beograd

2016/11/457601166-1.jpg
671:"FRANKFURT AM MAIN, GERMANY - OCTOBER 21: A man walkes in front of Lufthansa airplanes at the Frankfurt Airport on October 21, 2014 in Frankfurt am Main, Germany. Vereinigung Cockpit, the labor union that represents the pilots, launched the two-day strike yesterday that has been expanded from short and medium-distance flights on the first day to long haul flights today, affecting over 100,000 passengers. This is the seventh strike by Lufthansa and Germanwings (a Lufthansa subsidiary) pilots this year as the union attempts to maintain the Lufthansa pilots' early retirement guarantee, a benefit that Lufthansa is trying to cut. (Photo by Thomas Lohnes/Getty Images)
12:"Getty Images

Aviokompania Lufthansa ka njoftuar autoritetet e Kosovës se do të hapë linjën ajrore Prishtinë-Beograd në një të ardhme shumë të afërt.

Kjo është bërë në një ceremoni në ambasadën amerikane në Berlin, në prezencën e ambasadorit Richard Grenell, në të cilën përfaqësuesit e kompanisë Lufthansa i kanë dorëzuar Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës letrën me të cilën i njoftojnë autoritetet e Kosovës për këtë synim dhe kërkojnë që institucionet e Kosovës t’u ofrojnë përkrahjen e nevojshme si për fluturimet tjera.

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha, është shprehur se kjo letër është një hap tjetër përpara në angazhimin e institucioneve të Kosovës për normalizim të plotë të hapësirës ajrore në Kosovë.

“Me këtë vihet kontakti në mes dy autoriteteve të aviacionit civil, në mes të Kosovës dhe Serbisë, si partnerë të barabartë. Por, ky është hap i parë drejt normalizimit të plotë të hapësirës ajrore të Kosovës dhe hapjen e korridoreve ajrore me gjitha shtetet përreth saj. Nga kjo do të përfitojnë më së shumti qytetarët e Kosovës që shfrytëzojnë shërbimet e Aeroportit të Prishtinës”, u shpreh Berisha.

Ai u shpreh mirënjohës për ambasadorin Grenell, për administratën amerikane, për NATO-n dhe për KFOR-in për mbështetjen e tyre në përpjekjet e Kosovës për normalizim të plotë të hapësirës ajrore dhe të trafikut ajror në Kosovë.

Prezent në konferencën për media në Berlin, ku u njoftua publiku për këtë çështje, ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Trump, Robert O’Brien. /KP/Telegrafi/