Please enter at least 3 characters.

Lufta për klikime ''rrezikoi'' Qeverinë e Maqedonisë (Foto)

2016/01/zaev-e-kuptoj-ahmetin-pse-k-euml-rkon-intervenim-nd-euml-rkomb-euml-tar_hd.jpg

Maqedonia është kryeqendra e lajmeve të rreme, që ndryshe quhen 'Fake News'.

Jo vetëm që lajmet e rreme nga Maqedonia që ndikuan në garën presidenciale në SHBA në vitin 2016, por lajmet e rreme ndikuan edhe krijimin e klimës së inateve mes partnerëve të pozitës në Maqedoni, LSDM dhe BDI.

Duhej pak që lajmëtarët e rrejshëm të nuhasin konfliktin mes partnerëve rreth gjuhës shqipe, për të shfrytëzuar këtë gjendje për të krijuar lajme të rreme.

U morr si shembull lajmi i vitit 2016 kur BDI-ja hoqi ministrat nga qeveria e atëhershme me OBRM-PDUKM-në.

Këto lajme u kthyen në qarkullim dhe ndikuan për të hutuar opinionin, shkruan Telegrafi Maqedoni.

''Ahmeti i heq ministrat. Qeveria bie'' ishte titulli i lajmit të vjetër që u aktualizua nga disa portale jo-profesionale në gjuhën maqedone.

Reaguan edhe nga BDI-ja por edhe nga LSDM-ja, duke kritikuar një praktikë të tillë dhe duke siguruar se partneriteti i tyre është i fortë.

Deri sa portalet nuk janë të rregulluara me ligj, në Maqedoni do të ketë shpifje, rrena dhe dezinformim të opinionit. Nga ana tjetër, lajmet e rrejshme kanë ndikuar që qytetarët MOS ju besojnë mediave elektronike. /Telegrafi/