Luana: Nuk e kam kopjuar klipin nga filmi erotik (Video)
Luana Vjollca është ndër vajzat më të bukura të ekranit, e cila që në daljet e para ka rënë në sy për linjat perfekte trupore.
Biondja simpatike javë më parë ka sjellë klipin e këngës “E jemja”, i cili është ideuar nga ajo. Mirëpo, videoja është komentuar si një imitim i skenave nga filmi erotik “50 Shades of Grey”.
“Për të gjithë klipin jam kujdesur vet duke ideuar të gjitha skenat. Sigurisht që i jam referuar edhe internetit për të parë trendet botërore. Por nuk i jam referuar ‘50 hijeve të Greyt’, madje as librat nuk i kam lexuar”.
“Komentet e bëra për ngjashmërinë e klipit me këtë film më kanë habitur dhe më kanë bërë të qesh. Nuk mërzitem aspak, pasi njerëzit e kanë si tendencë të të krahasojnë me diçka dhe në këtë rast më kanë krahasuar me një film hollivudian”, ka thënë luana për Shekulli. /Telegrafi/


