Please enter at least 3 characters.

Luana me zemër të madhe! Befason fëmijët jetimë me vizitën e saj në Shtëpinë e Fëmijës në Tiranë (Video)

2016/10/luana-3.jpg

Prezantuesja e njohur Luana Vjollca gjatë ditës së sotme (e enjte) ka befasuar për të mirë disa fëmijë shumë të veçantë.

Ajo ka vizituar sot Shtpinë e Fëmijës "Zyber Hallulli" në Tiranë, ku ka pasur mundësinë të jetë për pak çaste pranë fëmijëve që e ndjejnë mungesën e prindërve.

Në një video që Vjollca ka publikuar në Instagram, ajo tregon momentin e gëzueshëm kur fëmijët takuan për herë të parë atë.

"Dita ime e bukur me engjëj. Më dhuroni ndjenjën më të mirë në botë! Faleminderit për gjithë dashurinë tuaj sa herë takohemi. Zoti ju bekoftë, shihemi shpejt sërish zemrat e mia" (sic.), shkruan Luana në mbishkrimin e videos. /Telegrafi/