Please enter at least 3 characters.

Llapi merr tri pikë të mëdha ndaj Gjilanit, vendosin golat e Edon Sadriut

2021/04/152926837_10158970853682243_3782119200112956691_n-1.jpg
27:"Photographer: Philippe Pace

Llapi ka arritur të shënojë fitore si mysafir ndaj Gjilanit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Kosovs.

Llapjanët e nisën ndeshjen shumë mirë, duke tentuar golin që nga fillimi.

Në minutën e 19-të erdhi edhe goli. Edon Sadriu u shërbye bukur afër zonës dhe me në goditje të bukur shënoi 1-0.

Pas golit Llapi kishte raste me Arbnor Ramadanin dhe Kastriot Selmanin, por nuk ia arritën qëllimit.

Gjilani rrezikoi me Arbër Çyrbjen, dy herë, por pa sukses.

Me të filluar pjesa e dytë Llapi e gjeti dhe golin e dytë. Ishte sërish Edon Sadriu që shënoi për 2-0 në minutën e  55-të.

Edhe pse skuadrat kishin raste deri në fund, rezultati nuk ndryshoi.

Gjilani mbetet në vendin e katërt me 43 pikë, ndërsa Llapi gjendet në vendin e pestë me 37 pikë. /Telegrafi/