Please enter at least 3 characters.

Liverpooli vazhdon si i pamposhtur në Ligën Premier, triumfon me rikthim ndaj Newcastle

2019/09/Liverpool-vs-Newcastle-e1568467387193.jpg
299:"LIVERPOOL, ENGLAND - SEPTEMBER 14: Mohamed Salah of Liverpool celebrates with teammates after scoring his team's third goal during the Premier League match between Liverpool FC and Newcastle United at Anfield on September 14, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli ka fituar me rikthim ndaj Newcastle Unitedi me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Ligës Premier.

Skuadra e Jurgen Klopp ka vazhduar serinë e fitoreve edhe pas javës së pestë, duke arritur po kaq fitore deri më tani.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, por ishin mysafirët që befasuan duke shënuar të parët.

Ishte Jetro Willems, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e shtatë për epërsinë e Laraskave 0-1.

Festa e lojtarëve të Newcastle (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, Liverpooli arriti të kthehet në lojë dhe të shënoj dy gola në këtë pjesë duke shkuar në pushim me epërsi.

Sulmuesi Sadio Mane arriti të shënoj në minutën e 28-të një supergol për barazimin 1-1, ndërsa në të 40-tën për epërsinë 2-1.

Mane shënoi dy gola (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, përsëri ishin Reds të cilët luajtën më mirë dhe përkundër rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe një gol dhe të sigurojnë fitoren.

Ishte Mohamed Salah, i cili në minutën e 72-të përmbylli një aksion të mirë të vendasve dhe të shënojë për rezultatin përfundimtar 3-1.

Festa e Salah pas golit (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore, Liverpooli ka 15 pikë në vendin e parë, ndërsa Neëcaslte në vendin e 16-të me katër pikë.

Në ndeshjen e radhës, Reds udhëtojnë te Chelsea, ndërsa Laraskat e presin Brightonin. /Telegrafi/