Please enter at least 3 characters.

Liverpooli publikon formacionin startues për ndeshjen finale, Jurgen Klopp me më të mirët

2022/05/FTxvCvnXoAM6evn-scaled.jpg

Jurgen Klopp ka zgjedhur skuadrën me të cilën do të startojë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Trajneri gjerman ka vendosur në portë Alisonin, ndërsa para tij do të jenë Trent Alexandre-Arnolld, Ibrahima Konate, Virgil van Dijk dhe Andreë Robertson.

Në mesfushë do të luajnë Fabinho, Jordan Henderson dhe Thiago Alcantara.

Sulmi i është besuar treshes  Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Luiz Diaz.

Ndeshja fillon në ora 21:00 dhe zhvillohet në Paris në “Stade de France”.

Liverpool: Alisson, Alexandre-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson, Alcantara, Fabinho, Henderson, Salah, Mane, Diaz.

/Telegrafi/