Please enter at least 3 characters.

Liverpooli dhe Chelsea në garë për Maxi Gomezin

2019/03/Maxi-Gomez-1.jpg
253:"VIGO, SPAIN - JANUARY 07: Maxi Gomez of RC Celta de Vigo celebrates after scores the second goal during the La Liga match between RC Celta de Vigo and Real Madrid at Municipal Balaidos on January 7, 2018 in Vigo, . (Photo by Octavio Passos/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i talentuar i Celta Vigos, Maxi Gomez ka futur në 'luftë' dy klubet e mëdha angleze, Liverpoolin dhe Chelsean.  

Liverpooli po përgatit një ofertë për sulmuesin e talentuar te Celta Vigos, Maxi Gomez.

Por, sipas The Sun, 22-vjeçari i talentuar uruguaian gjithashtu kërkohet edhe nga klubi tjetër anglez, Chelsea.

Transferimi i tij është i mundshëm në verë, por për të arritur një marrëveshje, skuadrat e interesuara duhet të paguajnë së paku 35 milionë funte.

Maxi Gomez pëlqehet shumë edhe nga Reali dhe Barcelona (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është shumë i interesuar për të rritur opsionet e tij sulmuese dhe Gomez shihet si alternativë e mirë.

Edhe, ish-sulmuesi i Reds, Luis Suarez i ka thënë shokëve të tij në Anfield se bashkëkombësi i tij Gomez do të ishte një goditje e vërtetë.

Ai shënoi 17 gola në sezonin e kaluara në La Liga dhe është në rrugë për të shënuar përsëri shifra të dyfishta, pasi deri tani ka nëntë gola.

Interesi nga dy ekipet e mëdha të Ligës Premier thuhet se do të largoj Ëest Hamin nga gara, pasi ata synonin Gomezin në janar dhe donin të rishikojnë marrëveshjen këtë verë. /Telegrafi/