Please enter at least 3 characters.

LIVE - Sulmi në Munih: Një sulmues vret veten, dyshohet se kryesit e krimit janë neonazistë gjermanë (Video)

2016/07/munih8.jpg
211:"Special force police officers stand guard at an entrance of the main train station, following a shooting rampage at the Olympia shopping mall in Munich, Germany July 22, 2016. REUTERS/Michael Dalder - RTSJ993
7:"REUTERS

Sipas njoftimeve të fundit, një nga sulmuesit në Munih ka vrarë veten me plumb në kokë, transmeton Telegrafi.

Sky News raporton se sulmi mund të jetë kryer nga ekstremistët e krahut të djathtë gjerman.

Po ashtu, një dëshmitar okular ka thënë për RTL se ka dëgjuar sulmuesin teksa ka bërtitur: “Jam gjerman” dhe “të huajt janë të fëlliqur”.

Por, siç njofton BBC, Policia këtë sulm e cilëson si “terrorizëm i dyshimtë”. Ndërkaq, Reuters raporton se nga udhëtarët kërkohet të shmangin autostradat që lidhin këtë qytet dhe të rrinë nëpër shtëpi.

Ndiqni LIVE zhvillimet nga Munihu. /Telegrafi/