Please enter at least 3 characters.

​Limaj uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

2020/09/119447902_3779256425432473_5203968610992214002_n.jpg

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor!

“Me urimin më të mirë për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë vit të ri shkollor, shpresoj që i gjithë ky proces të ecën mbarë, duke respektuar në përpikëri edhe masat e reja të rekomanduara nga institucionet e shëndetit public”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Urimi i Limajt:Pas kësaj periudhe prej disa muajsh tejet të vështirë në përballje me pandeminë, që fatkeqësisht e ka goditur në çdo aspekt vendin, sot duhet t’i gëzohemi faktit që nxënësit tanë po i kthehen bankave shkollore.Me urimin më të mirë për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë vit të ri shkollor, shpresoj që i gjithë ky proces të ecën mbarë, duke respektuar në përpikëri edhe masat e reja të rekomanduara nga institucionet e shëndetit publik.Sot, më shumë se çdo herë duhet një angazhim dhe kujdes i përgjithshëm institucional e familjar në mënyrë që fëmijët tanë duke qenë të shëndetshëm të marrin edhe edukim cilësor.Urime!