Ligji për KPM, reagon Forumi për Integritetin e Informacionit
Forumi për Integritetin e Informacionit ka shprehur shqetësime të thella pas votimit në Kuvendin e Kosovës të Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media.
Në reagim thuhet se Qeveria e Kosovës e miratoi ligjin me një kuorum minimal në mes të bojkotit të opozitës.
“Partia në pushtet shpërfilli shqetësimet dhe rekomandimet e mediave dhe shoqërisë civile, Bashkimit Evropian në Kosovë, Këshillit të Evropës, Ambasadës Gjermane, UNMIK-ut dhe OSBE-së, si dhe raportin e ekspertëve të Këshillit të Evropës që tregon për mungesën e harmonizimit të ligjit me standardet evropiane.
Ky vendim paraqet një sulm ndaj lirisë së mediave, duke dëmtuar potencialisht rangimin e Kosovës në indeksin e lirisë së mediave. Forumi i Integritetit të Informacionit kërkon përdorimin e të gjitha masave ligjore dhe kushtetuese për të penguar zbatimin e ligjit”, thuhet tutje.
Anëtarët nënshkrues:Ardita Zejnullahu, Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës (AMPEK)Bardhi Bakija, SbunkerDren Gërguri, LigjëruesFlutura Kusari, AktivisteImer Mushkolaj, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK)Miodrag Milićević, NGO AktivNaile Dema, GazetareShkelzen Osmani, Action for Democratic Society (ADS)Xhemajl Rexha, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK)Gentiana Begolli, GazetareAlbert Krasniqi, Democracy PlusSaranda Ramaj, GazetareFlorent Spahija, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK)Rezarta Delibashzade Krasniqi, Demokraci për Zhvillim D4D


