Please enter at least 3 characters.

Liam Payne dhe Rita Ora pothuajse puthen gjatë interpretimit në emisionin e Jimmy Fallon (Foto)

2018/02/rit-e1517476771902.jpg

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin e famshëm të Jimmy Fallon.

Bashkë me të, i ftuar ka qenë edhe Liam Payne, me të cilin solli së fundmi duetin "For You", e cila është edhe kolona zanore e filmit "Fifty Shades Freed".

Dyshja në fjalë u futën në skenë, duke interpretuar live hitin e tyre më të fundit.

E veshur në kombinimin e ngjyrave jeshile dhe bardhë e zi, Rita rrëmbeu vëmendjen e shikuesve, ndërsa dukej tërheqëse në duetin me Payne.

Liam - i cili është në një marrëdhënie afatgjatë me ish-vajzën e Cheryl, më pas iu afrua Rita në skenë, përpara se ta vendoste dorën në krahun e saj dhe të lëvizte prapa saj, shkruan The Sun, transmeton Telegrafi.

Temperaturat u ngritën pasi dy palët u afruan, me shikim nga njëri-tjetri, duke marrë pamjen e një çifti sikur donin të putheshin.

Dyshja dhuruan një performancë mjaft të nxehtë gjatë interpretimit të tyre

Rita, e cila në "Fifty Shades Feed" ka rolin si motra e vogël e Christian Gray, Mia, ka qëndruar në Amerikë së fundmi bashkë me Liam për ta promovuar këngën e tyre të re.

"Fifty Shades Freed" do të publikohet pak ditë para Shën Valentinit, më 9 shkurt. /Telegrafi/