Please enter at least 3 characters.

Lewis Hamilton paralajmëron largimin nga Formula 1

2019/04/GettyImages-1139528037.jpg
257:"BAHRAIN, BAHRAIN - MARCH 31: Race winner Lewis Hamilton of Great Britain and Mercedes GP celebrates in parc ferme during the F1 Grand Prix of Bahrain at Bahrain International Circuit on March 31, 2019 in Bahrain, Bahrain. (Photo by Clive Mason/Getty Images)
12:"Getty Images

Lewis Hamilton mund të mos rinovojë më kontratën me Mercedes, e cila skadon në fund të vitit 2020.

Piloti britanik, 5 herë kampion bote në Formula 1, ka deklaruar se mund të zbarkojë në Formula E në fund të aventurës me makinën Mercedes.

“Formula E është e ardhmja e automobilizmit, ndaj mund të garoj aty. Gjithçka do të varet edhe nga motivimi që do të kem, pasi po plakem dhe me kalimin e kohës bëhet gjithnjë dhe më e vështirë për të vendosur”, tha Hamilton.

Mercedes ka deklaruar se nga viti 2020 do të marrë pjesë në Botërorin e Formula E, me makina 100% elektrike.

Dhe Hamilton mund të jetë pilot në këtë Botëror me makinën gjermane.

“Do ta dashuroj gjithnjë këtë makinë. Kontrata me Mercedes skadon në vitin 2020, por e ardhmja është e paqartë për askënd”, tha Hamilton.