Lëndohet Roshi, i mungon Shqipërisë në tetor
30/09/2014
Gianni de Biasi nuk do të ketë të gatshëm për këtë sfidë, Odise Roshin, i cili u dëmtua me skuadrën e tij të FSV Frankfurt në ndeshjen e kësaj fundjave me St.Paulin, raporton Sporti1.
Futbollisti ka pësuar një dëmtim në muskulin e këmbës së djathtë dhe këtë të hënë i është nënshtruar dhe një rezonance magnetike, e cila ka evidentuar problemin e tij muskulor.
Sipas mjekut të ekipit të Bundesligës së 2-të, Uwe Stoever, Roshi mund të jetë gati për t’u rikthyer në fushë vetëm pas pauzës së përfaqësueseve duke nënkuptuar se mesfushori, që dha asistin e golit të Balës në Portugali, nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet me Danimarkën më 11 tetor dhe Serbinë më 14 tetor. /Telegrafi/


