Please enter at least 3 characters.

Lekaj viziton rrugën e bllokuar në Kaçanik, konfirmon lejimin e qarkullimit

2018/05/Magjistralja-Kacanik-Hani-i-Elezit-e-bllokuar-foto-KALLXOcom-e1526419235960.jpg

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në emisionin “Zyra e Ankesave” ka folur për lëshimin për qarkullim segmentit rrugor N2, Kaçanik- Hani i Elezit, i cili është ndaluar për qarkullim një muaj më parë.

Lekaj tha se një ditë më parë është marr vendimi për të liruar rrugën në orën 9:00 të mëngjesit të së martës.

“Në orën 9:00, do të jemi aty për të liruar rrugën. Kemi marr vendim dje dhe është shfuqizuar vendimi i mëparshëm dhe rruga do të jetë në qarkullim”, ka thënë Lekaj.

Ky ndalim qarkullimi ka krijuar probleme për qytetarët me theks të veçantë për ata të Hanit të Elezit. /Telegrafi/