Please enter at least 3 characters.

Ledri Vula me stil të ri flokësh (Foto)

2017/10/ledri-vula.jpg

Hip hop superylli, Ledri Vula, është shfaqur me dukje të re.

Ai ka kohë që ka shfaqur tendencë për të ndryshuar dukjen e tij.

Pak ditë pasi lansoi këngën e re në bashkëpunim me Noizyn, Ledri Vula është shfaqur edhe me flokë ndryshe.

Këngëtari shfaqet me flokë të shpupurisura dhe duket mjaft interesant.

Superylli i hip hopit ka publikuar së fundmi projektin e ri me Noizyn, "Dje & Sot" që është pritur shumë mirë nga publiku.

Ndryshe, reperi vazhdon të jetë 'single' përkundër spekulimeve për jetën e tij private.

Hip hop ylli do të publikojë edhe një varg projektesh deri në janar të këtij viti. /Telegrafi/