Please enter at least 3 characters.

LDK shënoi 27 vjetorin e themelimit në Lipjan

2017/03/17353075_1278035165596051_873087084450250678_n.jpg

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar 27 vjetorin e themelimit të degës së saj në komunën e Lipjanit.

Në mesin e shumë të pranishmëve, ishte edhe kryetari i LDK-së njëherësh edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa.

Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se “është gjithnjë mbresëlënës entuziazmi, besimi dhe përkushtimi që elektorati besnik i LDK-së dhe qytetarët e vendit tregojnë për partinë e tyre tradicionale”

Postimi i plotë:Të dashur miq, Me pjesëmarrjen e rreth 3 mijë qytetarëve, shënuam sot në Lipjan 27 vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së. Është gjithnjë mbresëlënës entuziazmi, besimi dhe përkushtimi që elektorati besnik i LDK-së dhe qytetarët e vendit tregojnë për partinë e tyre tradicionale. Sot u anëtarësuan në Degën e LDK-së edhe 500 qytetarë të Lipjanit, që dëshmon besimin e qytetarëve në qeverisjen lokale të kryetarit Ahmeti dhe në krejt modelin qeverisës të LDK-së, që promovon dhe mbron vlerat më të avancuara demokratike dhe zhvillimore europerëndimore. Besimin tuaj do t'ua shpërblejmë me punë dhe përkushtim edhe më të madh./Telegrafi/