Please enter at least 3 characters.

Largohen nga shtëpia vëlla e motër në Rahovec

2019/11/zhdukje.jpg

Një person ka raportuar se dy fëmijet e tij, djalë dhe vajzë janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 18:22 në fshatin Vranjak, Rahovec.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy fëmijët e tij djalë dhe vajzë  janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre”, thuhet në raport. /Telegrafi/