Please enter at least 3 characters.

Largohen 4 persona nga një shtëpi e sigurt në Gjakovë, dy prej tyre gjenden

Në Policia e Kosovës është raportuar se nga një shtëpi e sigurt në Gjakovë janë larguar dy femra dhe dy meshkuj kosovarë, ndërsa nuk dihej vendndodhja e tyre.

Pas ndërmarrjes së veprimeve policore, dy nga personat e raportuar si të zhdukur janë gjetur dhe janë kthyer në shtëpi të sigurt.

Ndërkohë, kërkimet po vazhdojnë për dy personat e tjerë, ndërsa rasti mbetet nën hetim nga organet kompetente. /Telegrafi/