Please enter at least 3 characters.

LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare

2016/01/nd-euml-rpritet-trafiku-i-mjeteve-transportuese-n-euml-bllac-euml_hd.jpg
LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare
Dhjetëra policë kufitarë në Bllacë ndodhen nën masa hetimore, dyshohen për dëmtimin e qëllimshëm të kamerave trupore

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, informon LAMM.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, në anën maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë.