Please enter at least 3 characters.

Lajçak arrin në Prishtinë, pritet nga Apostolova dhe komandanti i KFOR-it

2020/06/20200616-ARRIVAL-LAJCAK-AT-PRISTINA-MILITARY-AIRPORT-2-scaled.jpg

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pak orë më parë ka arritur në Prishtinë.

Lajçak është pritur në aeroportin ushtarak të Prishtinës nga shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe komandanti i KFOR-it, Gjenerali Michele Risi.

“NATO vazhdon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërkaq i pyetur nga mediat rreth takimit të ftuar nga SHBA-ja më datën 27 qershor, Lajçak deklaroi se është i informuar për këtë takim.

Lajçak ka deklaruar se më i rëndësishëm për të është fillimi i dialogut në Bruksel sepse sipas sllovakut e ardhmja e Kosovës është në Evropë. /Telegrafi/