Please enter at least 3 characters.

La derën hapur për macen, në shtëpi i hyri një ari

Një grua nga Kolorado, e cila e la derën e pasme të hapur për macen e saj, përfundoi duke u përballur ballë për ballë me një ari.

Lynn Feldman tha se e la derën hapur në shtëpinë e saj në Loveland, në mënyrë që macja e saj të mund të largohej dhe të kthehej kur të donte, por ky vendim e çoi në takimin e saj me një ari.



Feldman tha se ariu shkoi në dhomën e ndenjes dhe fillimisht ajo mendoi ta trembte, por vendosi të mbyllej në banjo dhe të telefononte policinë.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe zbuloi se ariu tashmë e kishte braktisur shtëpinë.

Feldman tha se e vetmja gjë që mori kafsha ishte pak ushqim për mace. /Telegrafi/