")
Please enter at least 3 characters.

Ky është parashikimi i motit për fundjavë

2017/04/Moti-7-maj-2016-780x439.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në fundjavë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë, mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s. /Telegrafi/