Kuzhina e jugut dhe zëri i Edi Furrës ndezin Prishtinën!
Prishtina Gastronomy Festival vazhdoi me një tjetër mbrëmje të paharrueshme, ku atmosfera ishte e elektrizuar nga fillimi deri në fund. Me një prani të madhe vizitorësh, nata u hap me një shijim të mrekullueshëm të kuzhinës së jugut të Shqipërisë, të përgatitur me mjeshtëri nga Albanian Chef Association.Çdo pjatë ofroi një udhëtim kulinar në traditat e pasura dhe të shijshme të kësaj treve, duke i dhuruar publikut një përvojë të veçantë gastronomike.Pas degustimit, skena e festivalit u ndez nga interpretimi i zjarrtë i ikonës së muzikës popullore shqiptare, Edi Furrës. Me zërin e tij të fuqishëm dhe pasionin e tij të padiskutueshëm për muzikën, Edi Furra solli në skenë një performancë plot emocion dhe energji, që i bëri të gjithë të pranishmit të vallëzojnë dhe këndojnë së bashku me të.


