Please enter at least 3 characters.

Kuvendi i Kosovës sot seancë të jashtëzakonshme, në rend dite disa pika

Foto: Arkiv

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Seanca mbahet në ora 12:00, ndërkaq në rend dite janë disa pika, si ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për ndarjet buxhetore, ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, ai për Byronë shtetërore etj.

Rendi i ditës

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-045 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-032 për Energjinë Elektrike,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-031 për Energjinë,

Mocion për Shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me shmangie nga afatet nga Rregullorja e Kuvendit. /Telegrafi/