Please enter at least 3 characters.

Kurti në Slloveni, pjesë e panelit të diskutimit në Forumin Strategjik të Bledit

2023/06/Oher-bisedimet-Kosove-Serbi-Albin-Kurti-foto-Ridvan-Slivova-52.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit - BSF 2023, i cili do të mbahet në Bled të Sllovenisë.

Kurti do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale.

Ndërkohë, mbrëmë ai ka marrë pjesë në darkën e punës së ftuar nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob.

Kurti, ka deklaruar se ka marrë mesazhe inkurajuese nga homologu i tij slloven, Robert Golob, mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe mundësitë e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim.

Ai ka shkruar se ka bërë thirrje për qasje të bazuar në vlera “të fokusuara në respektimin e pakicave dhe me njohjen reciproke si parakusht”. /Telegrafi/