Please enter at least 3 characters.

Kur VAR-i dështon, Inzaghi: Është turp, sepse sërish duhet të merremi me situata të këtilla (Video)

2018/01/GattusopInsaghji.jpg
257:"MILAN, MILANO - JANUARY 28: AC Milan head coach Gennaro Gattuso and SS Lazio head coach Simone Inzaghi before the serie A match between AC Milan and SS Lazio at Stadio Giuseppe Meazza on January 28, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, e ka quajtur dështim paaftësinë e teknologjisë VAR për ta vërejtur golin e Patrick Cutrones të shënuar me dorë.

Rossonerët fituan me rezultat 2-1 në San Siro me golat e shënuar nga Cutrone dhe Giacomo Bonaventura, kundrejt golit të Adam Marusic.

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, goli i parë i vendasve që u realizua pas një ndërprerje u realizua me ndihmën e dorës, ndërsa trajneri Gennaro Gattuso tashmë ka pranuar se goli duhej anuluar.

"Në gjysmën e parë kemi mundur të luanim më mirë, mirëpo kur ishim 1-1 e goditëm shtyllën me Luis Alberton, ndërsa në gjysmën e dytë bëmë mjaftueshëm për ta merituar një barazim".

(Foto: Getty Images)

"Milani i shfrytëzoi mirë rastet e veta dhe luajti ashtu siç duhej. Jemi penduar për rastet që i parëm për të shënuar dhe për faktin se e dominuam pjesën e dytë", ka deklaruar Inzaghi për Mediaset Premium.

Trajneri i Bianconcelestëve është ankuar për VAR në të kaluarën, ndërsa në rastin e golit të Cutrones, ka thënë se është një dështim i kësaj teknologjie.

"Është turp, sepse sërish duhet të merremi me situata të këtilla. Imazhetr flasin vet, nuk kam çfarë të shtoj", ka theksuar Inzaghi. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6dudjq