Kur është mosha ideale për heqjen e dioptrisë me laser?
Heqja e dioptrisë me laser, e njohur si LASIK,TransPRK, është një procedurë e popullarizuar që përdoret për të korrigjuar problemet e shikimit si miopia, hypermetropia dhe astigmatizmi. Pacientët që i nënshtrohen këtyre trajtimeve përjetojnë rezultate të jashtëzakonshme dhe një rikuperim të shpejtë, duke rikthyer një cilësi të lartë të jetës dhe lirinë për të shijuar një shikim të qartë dhe të qëndrueshëm.Mosha ideale për t'iu nënshtruar kësaj procedure është një temë me interes dhe diskutim të konsiderueshëm si midis pacientëve ashtu edhe profesionistëve të kujdesit shëndetësor. Para se t'i nënshtroheni heqjes së dioptrisë me laser, është e rëndësishme qe ju të diskutoni hapur me mjekun tuaj në mënyrë që të siguroheni që sytë tuaj të jenë në gjendje të mirë dhe të plotësohen kushtet e parapara për eleminim laserik të dioptrisë. Gjendje të ndryshme të syrit të cilat edhe mund të mos i keni ditur më parë mund të ndikojnë në rezultatet e operacionit dhe duhet të adresohen përpara se të merret në konsideratë kirurgjia e syve me laser.Rekomandimi për eleminim laserik të dioptrisë fillon nga mosha 18 vjeçare e në disa raste edhe 20, kjo për arsye se dioptria në këtë moshë ka mundësi të ketë lëvizje të dioptrise dhe kjo duhet monitoruar nga mjeku përkates deri sa të stabilizohet. Cilësi e përmirësuar e vizionitNjë nga përfitimet kryesore të heqjes së dioptrisë me laser është përmirësimi i cilësisë së shikimit. Kur realizohet eleminimi laserik i dioptrisë, pacientët fitojnë plotësisht të pamurit pa syze njësoj si të kishin qenë me syze ose lente.Cilësi e përmirësuar e jetësDuke eliminuar nevojën për syze ose lente, heqja e dioptrisë me laser mund të përmirësojë cilësinë e jetës për individët që udhëheqin një mënyrë jetese aktive si p.sh sportistët ose edhe individet të cilët thjesht janë të lodhur duke shpenzuar dhe duke u marrë me syze ose kontakte në baza ditore.Ku është vendi më i sigurtë dhe efektiv për heqjen e dioptrisë me laser në Kosovë?Spitali Special për Oftalmologji - Qendra Laserike e Syrit ‘Kubati’ është një prej institucioneve lider në fushën e oftamologjisë, duke ofruar siguri dhe efektivitet në çdo ndërhyrje. E pajisur me teknologjinë më të fundit tani edhe me laserin Schwind Amaris 1050RS 7Dimensional së bashku me diagnostiken e MS39 dhe të drejtuar nga ekspertë të shquar, Qendra ‘Kubati’ është destinacioni ideal për ata që kërkojnë kujdesin më të mirë për sytë e tyre.Një nga arsyet kryesore që Qendra Laserike e Syrit ‘Kubati’ njihet për sigurinë dhe efektivitetin e saj është përdorimi i teknologjisë së avancuar dhe përvoja e tyre 33 vjeçare. Pajisjet laserike të përdorura në këtë qendër janë ndër më të fundit dhe më të sofistikuara në rajon. Ato mund të kryejnë ndërhyrje me precizitet të lartë, duke minimizuar rrezikun e gabimeve dhe duke rritur suksesin e trajtimeve. Teknologjia laserike ofron rezultate më të mira me një periudhë rikuperimi më të shkurtër.
Web: www.kubati.netE-mail: info@kubati.netFacebook: Kubati


