Please enter at least 3 characters.

Kryetari i Lezhës: ‘Dukagjini Resort’ ka hedhur shikimin edhe në Tale – po përgatitet projekti i ri

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka bërë të ditur se Dukagjini Group po përgatit një projekt të ri për zonën e Tales, përveç investimit të madh që ka nisur tashmë në Ranën e Hedhun.

Në një deklaratë në Debat Plus, Ndreu ka theksuar se ky projekt i ri është në fazën përgatitore dhe se Dukagjini tashmë ka hedhur sytë drejt Tales si një pikë tjetër strategjike për zhvillimin e turizmit.

“Plus Dukagjini ka një projekt që do të fillojë tani të ri përveç asaj që ka, dhe ka hedhur edhe shikimin në Tale, dhe po u përgatitet pa thënë ndonjë sekret”, ka deklaruar kryetari i Lezhës.

Kryebashkiaku ka deklaruar gjithashtu se aktualisht rreth 30 arkitektë të huaj nga më të mirët në botë janë të angazhuar në dizajnimin e resorteve dhe apartamenteve në Shëngjin.