Please enter at least 3 characters.

Kryeministri takohet me zëvendës drejtoreshën e Amnesty International

2016/11/unnamed-1-38.jpg

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim zëvendës drejtoreshën e Amnesty International, Gauri van Gulik.

Gjatë takimit u bisedua për çështjet aktuale që lidhen me mbrojtjen dhe fuqizimin e mëtejshëm të të drejtave të njeriut në Kosovë.

Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë, zhvillimet e fundit si dhe përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për mbrojtjen, avancimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Zëvendës drejtoresha për Evropë e Amnesty International, Gauri van Gulik, vlerësoi përkushtimin e Kosovës në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke u interesuar edhe për çështje të ndryshme aktuale, në këtë fushë.