Kryeministri: Ju lumtë djema!
29/04/2015
Ai i ka uruar basketbollistët e skuadrës kryeqytetase për këtë arritje historike duke thënë se kemi qenë të izoluar padrejtësisht nga arena ndërkombëtare.
“Sonte KB Prishtina na gëzoi me trofeun e parë ndërkombëtar në kuadër të Ligës Ballkanike. Ju lumtë djema! Është dashur punë e madhe për të arritur këtë rezultat, por është dashur punë po aq e madhe për ndërkombëtarizim të sportit”.
“Padrejtësisht, kemi qenë për kohë të gjatë të izoluar nga arena ndërkombëtare sportive, por tani me punë po arrijmë që të bëhemi pjesë e rëndësishme e hartës botërore të sportit! Shpresojmë që së shpejti të marrim trofe edhe në sportet tjera!”, ka shkruar Mustafa në Facebook. /Telegrafi/


