Please enter at least 3 characters.

Kryeministri i Maqedonisë rezulton negativ në testimin për Covid-19

2020/03/CoronaVirus-Labtest-Kit-1024x683-1.jpg

Kryeministri Oliver Spasovski bëri të ditur rezultatin e testit që e ka marrë dje dhe se ka rezultuar negativ në coronavirus.

"Sipas rekomandimeve të epidemiologëve, vazhdoj të mbetem në izolim në kushte të brendshme. Respektojë rekomandimet dhe këshillat e mjekëve", shkroi Spasovski në 'Facebook', njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se gjatë këtyre ditëve në izolim ai po i kryen të gjitha aktivitet lidhur me udhëheqjen e Qeverisë në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme.

"Piku i sëmundjes ndodhet këtu, por efektet nga respektimi i masave janë të dukshme për të gjithë", tha Spasovski./Telegrafi/