Please enter at least 3 characters.

KQZ largon nga listat e votimit 33.542 persona të vdekur !

2017/04/zgjedhjet-2.jpg

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar sot listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e 11 qershorit 2017.

Nga 1,872,941 persona, votues të rinj janë 155,202. Por, KQZ-ja kësaj here ka bërë pastrimin e listave me emrat e personave të vdekur që janë hasur në listat e votimit në zgjedhjet e kaluara.

Numri i personave që janë larguar - si të vdekur, pas zgjedhjeve të vitit 2014 - është 33,542.

Numri i Qendrave të Votimit në këto zgjedhje është 889 (91 Qendra të Votimit më shumë se në vitin 2014), me gjithsejtë 2,490 Vendvotime (116 Vendvotime më shumë se në vitin 2014). /Telegrafi/