Please enter at least 3 characters.

Kosova U15 e drejtuar nga Ilir Nallbani triumfon në turneun “UEFA Development” të mbajtur në Maltë

2024/10/Screenshot-2024-10-06-201614.png

Kombëtarja e Kosovës U15 e drejtuar nga Ilir Nallbani e ka përmbyllur me sukses turneun “UEFA Development” që u zhvillua gjatë kësaj jave në Maltë.  Pas fitoreve me Estoninë (2:1) dhe me Gjibraltarin (0:0, 4:3 në penallti) Dardanët U15 kanë shënuar fitore edhe kundër nikoqires së turneut, Maltës, me rezultat 1:0, duke siguruar pozitën e parë me 8 pikë. Kosova e nisi shumë mirë ndeshjen kundër vendasve dhe radhiti disa raste.

Fillimisht Eris Balaj, në minutën e 17-të tentoi golin, por gjuajtja e tij shkoi pak mbi traversë. Një tjetër mundësi të mirë e pati Dion Sylaj, në minutën e 23-të, por ishte portieri që evitoi golin.

Eris Balaj ishte sërish kërcënues me një gjuajtje nga vija e 16-metërshit, por sërish portieri vendas ishte në nivel të detyrës. Megjithatë, goli erdhi përfundimisht në minutën e 38-të Eris Balaj shfrytëzoi një asistim të Sylajt për ta dërguar topin në rrjetë. Në pjesën e dytë Malta e kërkoi golin e barazimit, por Kosova arriti ta menaxhojë mirë lojën deri në fund. Siç e cekëm më lartë, Kosova e ka mbyllur grupin si e para me 8 pikë./Telegrafi/