Kosova synon rritje të energjisë së ripërtëritshme, theksohet nevoja për kornizë të qartë investuese
Kosova ka bërë përparim në krijimin e kornizës ligjore për zhvillimin e energjisë së ripërtritshme, por sfida kryesore mbetet krijimi i kushteve që projektet të kalojnë nga konceptet në investime konkrete dhe prodhim të energjisë, u tha me rastin e prezantimit të raportit “Krijimi i një Kornize të Nivelit Investues për Energjinë e Ripërtëritshme në Kosovë”.
Në tryezën e së martës të organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në bashkëpunim me Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS), ekspertja e energjisë Zanfina Kabashi tha se vendi tashMw ka një drejtim të qartë politik dhe objektiva të përcaktuara, por ende nuk ka arritur nivelin e nevojshëm investues për të siguruar financimin dhe zbatimin e projekteve të planifikuara.
“Në vitin 2024 Kosova i ka pasur 281 megavat në operim edhe sot është në proces me i shtuar edhe rreth 70 megavat kapacitet tjetër, mirëpo ato ende nuk janë lëshuar në punë. Prej targeteve që janë vendosur prej strategjisë për energji, i kemi 1600 megavat që pritet me qenë online. Domethënë prej 1600-ve i kemi 281 që për momentin i kemi online, që tregon që ekziston një gap shuMw i madh prej targeteve që i kemi vendosur ne si vend, edhe është një diskrepancë shuMw e madhe në aspekt të zbatimit”.
Ajo foli edhe për sfidat që ka vendi në këtë drejtim.
“Kjo tregon se sfida në Kosovë është jo me qit target, se targeti është i mirë edhe është mirëpritur prej krejt akterëve të industrisë, mirëpo sfida vërtet është nëse Kosova mundet me mbërri me kriju një treg i cili mundëson që projektet serioze me u financu edhe me u lëshu në punë… Energjia e ripërtëritshme është një zgjidhje, një prej shtyllave kryesore të cilat i adresojnë secilën prej këtyre sfidave që tregu ynë përballet me to.
Gjatë diskutimit për strategjinë e energjisë, dekarbonizimin dhe tranzicionin energjetik, zyrtarë dhe përfaqësues të biznesit kanë theksuar si potencialin e madh të Kosovës në energji të gjelbër, ashtu edhe sfidat që po e shoqërojnë këtë sektor.
Udhëheqësi i Divizionit për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (BRE), Miftar Nika, tha se vendi ka plane ambicioze për zgjerimin e kapaciteteve.
“Është paraparë diku në kapacitete të reja të hyjMw deri në 2031-tën, 600 MW energji solare, 600 MW nga era dhe 100 MW për somer. Do të thotë, pjesa e hidro nuk është trajtuar për shkak se Kosova është e cekur që ka një sasi Mw të vogël të ujërave, edhe është trajtuar Mw herët. Janë ndërtuar disa hidrocentrale Mw herët ku kapaciteti i burimeve të ripërtëritshme tash do të thotë, sillet diku rreth 300 MW, ndërsa te prosumerët është diku rreth 34 MW kapaciteti që kanë marrë autorizimin, edhe një pjesë e tyre janë të instaluara. Sa i përket, kalimit nga mbeshtetja, do të thotë Mw herët siç ka qenë përmes tarifave, tash do të thotë, mbeshtetja është përmes ankandeve do të zhvillohen burimet e rripërtëritshme se deri në 2021 është filluar përmes feed-in tarifave ku ka qenë një çmimi i caktuar ndërsa tash për shkak të ofertave konkurruese është paraparë në bazë të direktivës së re dhe ligjit që është transpozuar direktiva e burimeve të rripërtëritshme në ligjin për promovimin e burimeve të rripërtëritshme, edhe është filluar me ankandin, është përgatitur edhe çështja ligjore”, tha Nika.
Ai shtoi se tashMw është nisur procesi i ankandeve për kapacitetet e reja, duke theksuar se ankandi solar është në fazë fillestare të ndërtimit, ndërsa ka filluar edhe ankandi i erëst, i cili pritet të zhvillohet në kapacitet prej 50 deri në 100 MW në fazën e parë.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i sektorit privat, Bekim Maloku nga “Greenkos”, theksoi nevojën për krijimin e një kornize të qëndrueshme investuese në sektorin e energjisë së ripërtëritshme, duke e cilësuar pasigurinë rregullatore si një nga sfidat kryesore për investitorët. Ai po ashtu propozoi pesë shtylla kryesore për kornizën investuese.
“Unë i kam paraparë nja pesë shtylla të kornizave investuese që janë: Siguria rregullatore për investitorët, Infrastrukturë energjetike e gatshme për investime, Modele të financueshme të tregut, PlatforMw e përbashkët shtet–biznes…Kosova tashMw ka përcaktuar drejtimin strategjik për energjinë e ripërtëritshme 2022-2031 përmes politikave kombëtare dhe angazhimeve ndërkombëtare. Sektori privat nuk kërkon privilegje, por një treg të drejtë, transparent dhe të parashikueshëm. Në aspektin e është domethënë të tashëm është krijimi i një kornize investuese që e bën të që drejtimi të jetë i zbatueshëm në praktikë duke mundësuar që kapitali privat të kontribuojë në sigurinë energjetike, zhvillimin ekonomik dhe tranzicionin e gjelbër të vendit. Po të kishim pasur një takim me qeverinë si biznese e edhe me bankat ose donatorët, kërkesa kryesore do të ishte korniza e investimeve në energjinë e rinovueshme të Kosovës, propozim për sektorin privat, jo si ankesë e biznesit, por si ofertë e bashkëpunimit”, përfundoi Maloku.
Diskutimi u vlerësua si një thirrje për bashkëpunim Mw të ngushtë mes institucioneve dhe sektorit privat, me qëllim që Kosova të shndërrohet në një treg Mw tërheqës dhe të qëndrueshëm për investime në energjinë e ripërtëritshme.
“Kapacitetet e reja nuk zhvillohen në shkallë të madhe veç pse ekziston orë me diell, ose ka resurse të erës, mirëpo, apo nëse ka mbështetje politike, ka edhe disa faktorë të tjerë që duhet me i marrë parasysh për me i mbërri këto kapacitete, e kjo është kur ka kapital financiar i cili implementohet në Kosovë, vjen edhe implementohet në projekte të tilla. E që ky kapital ka me ardhë veç në rastet kur investitorët do ta kenë të qartë krejt procesin e zhvillimit të një projekti, prej tokës deri te lejet, qasja në rrjet, modelin e qysh kanë me fituar prej asaj projekteve, me pasur kontrata të qarta, financimi, krejt edhe janë të identifikuara rreziqet e ndërtimit që vijnë. Prandaj që kjo reforMw në aspekt të një niveli investues, nuk është veç çështje e investitorëve, po paraqet një çështje kombëtare të kapacitetit tonë për me implementuar projekte të tilla”, prezantoi Kabashi. /Kp/


