Kosova pëson nga Jordania - të gjitha detajet e ndeshjes
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova e ka zhvilluar ndeshjen miqësore kundër Jordanisë, të cilën e humbi me rezultat 2-0.
Ky ishte takimi i parë i Dardanëve që nga largimi i Bernard Challandes nga posti i përzgjedhësit të skuadrës.
Trajneri Primoz Gliha e drejtoi Kosovën në këtë takim dhe objektivi ishte që të nxjerrë rezultat pozitiv, por nuk ia doli
Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për të gjitha detajet e ndeshjes Kosova 0-2 Jordania.
10/11/2021 19:54-Statistikat e ndeshjes
10/11/2021 19:51-Përfundon ndeshja
Është mbyllur ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës dhe Jordanisë që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Skuadra mysafire fitoi me epërsi prej dy golash.
10/11/2021 19:45
88' Në anën tjetër pasim i bukur i Zhegrovës për Muriqin, mirëpo sulmuesi nga Prizreni nuk arrin të realizojë.
10/11/2021 19:44
87' Tjetër gabim nga skuadra jonë, por kësaj radhe mbrojti portieri Muric.
10/11/2021 19:42-Kosova 0-2 Jordania
85’ Jordania shënon edhe golin e dytë. Pas një gabimi nga Vojvoda, shfrytëzoi Aldardadreh për të shënuar.
10/11/2021 19:38
80’ Goditje e Zhegrovës nga largësia, por topi shkoi mbi portë.
10/11/2021 19:31
74’ Tjetër harkim i rrezikshëm në zonë, kësaj radhe nga Berisha që e gjen përsëri Muriqin, por mungon konkretizimi.
10/11/2021 19:28
71’ Jordania vazhdon të jetë në avantazh derisa kemi hyrë në njëzet minutat e fundit të kohës së rregullt të takimit. Harkimi i Vojvodës dhe goditja e Muriqit në qendër u ndal nga portieri vizitor.
10/11/2021 19:19
62' Milot Rashica lëshon fushën, inkuadrohet në fushë Astrit Selmani.
10/11/2021 19:17
60’ Nuk mungon dëshira dhe iniciativa për të shënuar, mirëpo akoma nuk ka ardhur goli i barazimit.
10/11/2021 19:15
57’ Harkim i Vojvodës në zonë, ndërsa Valon Berisha godet me kokë jashtë portës.
10/11/2021 19:14
57' Largohet Fidan Aliti, inkuadrohet Florian Loshaj.
10/11/2021 19:09
51' Zhegrova bën gjithçka mirë, por godet lart mbi portë.
10/11/2021 19:04-Rast i bukur, Muriqi godet shtyllën
47’ Pas një harkimi nga këndi, Vedat Muriqi goditi me kokë, por topi u ndal në shtyllë.
10/11/2021 19:03-Dy zëvendësime në fillim të gjysmës së dytë
Edon Zhegrova dhe Lirim Kastrati kanë hyrë në fushë, ndërsa janë larguar Mirlind Kryeziu dhe Besar Halimi.
10/11/2021 19:02-Fillon pjesa e dytë
46’ Ka nisur gjysma e dytë e ndeshjes miqësore ndërmjet Kosovës dhe Jordanisë që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Dardanët duhet ta rikthejnë rezultatin, pasi gjenden në disavantazh nga pjesa e parë.
10/11/2021 18:48-Statistikat e pjesës së parë
10/11/2021 18:45-Përfundon pjesa e parë
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore ndërmjet Kosovës dhe Jordanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Skuadra mysafire arriti të shënonte pas një devijimi të goditjes së Baha Aysel që e paraboloi portierin Muric.
https://tiger.cdnja.co/v/ax/aXKqa.mp4
Trajneri Primoz Gliha do të ketë çfarë të bisedojë me lojtarët në zhveshtore.
10/11/2021 18:44
45’ Tentativat finale të Kosovës për ta barazuar rezultatin në pjesën e parë të takimit.
10/11/2021 18:42
43’ Akoma nuk ka ardhur goli i barazimit të Kosovës përkundër dëshirës për të shënuar.
10/11/2021 18:35
36’ Nuk mungojnë përpjekjet, mirëpo rreziku dhe finalizimi janë të zbehtë.
10/11/2021 18:30
30' Tjetër moment i mirë për Kosovën, por harkimi Rashicës nuk arrin te Muriqi.
10/11/2021 18:25
26' Goditje fantastike nga Muriqi, por pritja e portierit mysafir ishte vendimtare.
10/11/2021 18:25
25' Rasti i radhës erdhi pas një ekzekutimi nga këndi, por goditja e Rrahmanit nuk shkoi në cak.
10/11/2021 18:23-Gjuajtje e lirë për Kosovën
24’ Një ndërhyrje e gabuar para zonës solli një goditje të lirë, të cilën ekzekutoi Valon Berisha, por portieri mysafir e largoi topin mbi portë.
10/11/2021 18:17-Jordania kalon në epërsi
18' Një goditje e Baha Faisal u devijua për ta paraboluar portierin Muric.
10/11/2021 18:14
14' Një aksion më i zgjatur i ekipit nikoqir që dëshiron të prodhojë rrezik drejt portës kundërshtare.
10/11/2021 18:11-Tifozët gjithmonë në mbështetje të Kosovës
10/11/2021 18:05
5' Fillim i mirë i Dardanëve me sulme të njëpasnjëshme në zonën kundërshtare.
10/11/2021 18:00-Fillon ndeshja
1’ Ka nisur ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës dhe Jordanisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
10/11/2021 17:27-Banka rezervë
10/11/2021 17:11-Primoz Gliha debuton me disa ndryshime
10/11/2021 16:59-Formacionet zyrtare
Formacioni startues i Kosovës: Muric, Kryeziu, Rrahmani, Aliti, Vojvoda, Shala, V. Berisha, Fazliji, Rashica, Halimi, Muriqi.
Formacioni startues i Jordanisë: Abdulalia, Abuhasheesh, Nasib, Al-Dumeiri, Abdullarman, Marde, Haikal, Al-Rawabdeh, Haddad, Faisal, Olwan.
10/11/2021 16:52-Ndeshja drejtohet nga gjyqtarë nga Maqedonia e Veriut
Gjyqtari kryesor Dejan Jakimovksi
Asistentët Dejan Kostadinov
Kushtrim Lika
Gjyqtari i katërt Aleksandar Grujoski
10/11/2021 16:44-Forma në pesë ndeshjet e fundit
10/11/2021 15:29-Formacioni i mundshëm
10/11/2021 14:37-Prononcimi i Samir Ujkanit
“Kemi dy ndeshje që janë shumë të rëndësishme. Sidomos, ndeshja me Greqinë është e rëndësishme për ne, që të marrim një rezultat pozitiv. E ky rezultat pozitiv, do të na ndihmonte ta kthejmë mentalitetin tonë fitues dhe pastaj të përgatitemi për vitin tjetër”.
“Qëllimi ynë është të përgatitemi sa më mirë për Ligën e Kombeve. Lojtarët që vijnë duhet të japin gjithmonë maksimumin, për të marrë rezultate. Duhet të kthehet atmosfera pozitive që vjen nga rezultatet e mira, fitoret apo barazimet”.
“Kohët e fundit kemi humbur ndeshjet, ndoshta edhe pa meritë. Duhet të punojmë sa më shumë dhe të përgatitemi sa më mirë kur të vijnë ndeshjet e Ligës së Kombeve”, ka thënë Ujkani.
10/11/2021 14:36-Deklarata e trajnerit Primoz Gliha
“E njoh mirë Kosovën sepse këtu kam bërë ushtrinë në vitet e 80-ta. Kam shumë miq këtu dhe e kam ndjekur rregullisht edhe Kombëtaren e Kosovës. Jam i vendosur për të provuar të fitojmë në secilin ndeshje që është e mundshme. Ndoshta, duket të ndryshojmë në aspektin e respektimit të kundërshtarëve, pasi po i respektojmë si shumë. Dhe, nëse ndryshojmë këtë, atëherë besoj se do të marrim rezultate më të mira”, ka thënë Gliha.
Ai ka shtuar se pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për miqësore apo ndeshje zyrtare, ekipi duhet ta japë maksimumin.
“Për mua nuk ka ndeshje miqësore, pasi çdo sfidë është e rëndësishme. E them këtë sepse çdo fitore e ngrit moralin e ekipit. Në ndeshje me Jordaninë duhet ta kërkojmë fitoren dhe të ngremë moralin e ekipit dhe kjo është mënyra e vetme për të ardhur te rezultatet e mira”, ka shtuar trajneri slloven.
Tutje, slloveni është shprehur se Kosova ka sulm shumë të mirë, por duhet ta përmirësojë lojën në mbrojtje.
“Kur kam ardhur në Kosovë pas ndeshjes me Lituaninë presidenti Ademi më ka pyetur se si më duket ekipi dhe i kam thënë se në fazën sulmuese Kosova për Slloveninë është Brazil, por në fazën e mbrojtjes Sllovenia për Kosovën është Gjermani. Dhe kjo është ajo çfarë dua ta përmirësoj në ekip. Pra, duhet të bëjmë ndryshim në aspektin e mentalitetit të ekipit dhe të marrim rezultatet më të mira të mundshme”, ka nënvizuar Gliha.


