Kosova pëson edhe nga Bjellorusia
Kosova ka pësuar humbje edhe nga Bjellorusia me rezultat 23-35, të shtunën në palestrën sporteve “Shan Nushi”.
Hendbollistët e përfaqësues sonë në asnjë mënyrë dhe në asnjë moment nuk u treguan ekip i denjë për bjellorusët, të cilët vazhdimisht e kontrolluan lojën në parket, por edhe në rezultat.
Ndonëse lojtarët tanë bënë lojë më të mirë në pjesën e parë, megjithatë skuadrat shkuan në pushim më epërsinë e Bjellorusisë (10-15).
Në pjesën e dytë, hendbollistët e Bjellorusisë u treguan skuadër akoma më e mirë, duke dominuar plotësisht kundër përfaqësues sonë, e cila në asnjë mënyrë nuk ia doli që të gjejë formulën për të ndalur lojën e mirë të kundërshtarit.
Përfundimisht Bjellorusia mund Kosovën më rezultat 23-35. Ky rezultat, por edhe disfata e mbrëmshme e përfaqësues sonë, tregon se hendbolli ynë akoma është shumë larg hendbollit evropian e botëror. /KP/


